Në RMV më së shumti diskriminim ka në punë, diskriminuesit më të mëdhenj janë institucionet shtetërore
Puna dhe marrëdhëniet e punës janë fushat më të zakonshme në të cilat raportohet diskriminimi, por numri i ankesave në fushën e anëtarësimit në sindikata është rritur ndjeshëm. Këtë e ka treguar Raporti i fundit Vjetor për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, transmeton Portalb.mk. Numri i ankesave në […]


Puna dhe marrëdhëniet e punës janë fushat më të zakonshme në të cilat raportohet diskriminimi, por numri i ankesave në fushën e anëtarësimit në sindikata është rritur ndjeshëm. Këtë e ka treguar Raporti i fundit Vjetor për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, transmeton Portalb.mk.
Numri i ankesave në lidhje me përkatësinë kombëtare apo etnike është rritur, më së shpeshti për shkak të bindjeve politike.
Sipas Raportit, është shqetësues fakti se gati 80 përqind e diskriminuesve të identifikuar janë institucione shtetërore, organe administrative, komuna dhe ndërmarrje që ushtrojnë autoritet publik.
Nga 407 lëndë të reja që janë hapur këtë vit, 405 kanë qenë ankesa të qytetarëve dhe organizatave, ndërsa dy të tjerat kanë qenë procedura të cilat Komisioni për Parandalim të Diskriminimit i ka nisur sipas detyrës zyrtare.
Ashtu si një vit më parë, diskriminimi më i shpeshtë është në institucionet e sektorit publik (37 raste ose 66%), raste janë evidentuar edhe në sektorin privat (9 raste ose 16%), në rrjetet sociale dhe media (10 raste ose 18%).
Për shkak të mosveprimit sipas rekomandimeve të Komisionit, në vitin 2024 janë paraqitur 10 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje ndaj diskriminuesve të identifikuar dhe deri në fund të vitit janë ngritur dy aktakuza nga gjykata kompetente për kundërvajtje.
Në këtë raport u vu re rënie e lehtë e numrit të ankesave për 20 për qind.
Në raportin e vitit të kaluar për punën e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për (2023), qytetarët janë ankuar më së shumti për orientimin seksual, identitetin gjinor, përkatësinë kombëtare dhe etnike, si dhe bindjet politike.