Inspektim i jashtëzakonshëm në Spitalin e Strugës pas vdekjes së një fëmije katër vjeçar
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pas vdekjes së një fëmije katër vjeçar në Repartin e fëmijëve, konfirmoi drejtori i Inspektoratit Kiril Lazov, duke treguar se menjëherë pasi të përfundoi inspektimi dhe të kenë diçka më konkrete do të dalin me informacione […]
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pas vdekjes së një fëmije katër vjeçar në Repartin e fëmijëve, konfirmoi drejtori i Inspektoratit Kiril Lazov, duke treguar se menjëherë pasi të përfundoi inspektimi dhe të kenë diçka më konkrete do të dalin me informacione shtesë.
Në repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës dje ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar, i cili sipas drejtorit Vladimir Bunçeski ka pasur formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe me parametra jetësorë të dëmtuar.
Ai theksoi se fëmija ishte marrë në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara dhe se lufta e mjekëve për ta ringjallur ishte e pasuksesshme. Fëmija lindi në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, ku mjekët u thanë prindërve se do të jetonte tre deri në gjashtë muaj.
“Fëmija është sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe të gjithë parametrat vitalë të rrezikuar. Pavarësisht ringjalljes së gjatë dhe përpjekjes së mjekëve për ta rikthyer në jetë, ai rezultoi i pasuksesshëm. Ai kishte një formë të rëndë infeksioni respirator me të gjithë parametrat vitalë të dëmtuar. Prindërit ishin të vetëdijshëm për situatën”, njoftoi Bunçeski.
Rasti në polici është raportuar dje në ora 09:50 nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.