BDI: Dënojmë ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm
Nga BDI thonë se dënojnë propozim- ligjin për ndryshime në arsimin e mesëm pasi kjo imponon zgjidhje monoetnike dhe cënon bashkëjetesën ndëretnike. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike. Ky ligj është […]
Nga BDI thonë se dënojnë propozim- ligjin për ndryshime në arsimin e mesëm pasi kjo imponon zgjidhje monoetnike dhe cënon bashkëjetesën ndëretnike.
“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike.
Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut.
Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN.
Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.
Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar.
BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata.
Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë” – thuhet në kumtesën e BDI-së. /tvklan.mk/