Nikolloski: Pas një pauze 12-vjeçare, është rikthyer linja ajrore Shkup-Amsterdam
Pas një pauze 12-vjeçare, është rikthyer linja ajrore Shkup-Amsterdam. Siç njoftoi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, kompania ajrore Transavia do të kryejë fluturimin Amsterdam-Shkup-Amsterdam dy herë në javë – të enjten dhe të dielën, transmeton Portalb.mk. Fluturimi i parë është realizuar mbrëmë nga ora 21:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. “Pas 12 vitesh arritëm të […]


Pas një pauze 12-vjeçare, është rikthyer linja ajrore Shkup-Amsterdam. Siç njoftoi ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, kompania ajrore Transavia do të kryejë fluturimin Amsterdam-Shkup-Amsterdam dy herë në javë – të enjten dhe të dielën, transmeton Portalb.mk.
Fluturimi i parë është realizuar mbrëmë nga ora 21:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
“Pas 12 vitesh arritëm të rivendosim sërish linjën Shkup-Amsterdam. Për një kohë shumë të shkurtër arritëm të mundësojmë një duzinë destinacione të reja nga dy aeroportet vendore, që jep një nxitje dhe zhvillim të fuqishëm të trafikut ajror, kushte më konkurruese për udhëtim dhe destinacione të reja për qytetarët”, shkruan ministri Nikolloski në një postim në Facebook.
Avionët e linjës ajrore holandeze do të mbërrijnë në aeroportin e Shkupit të enjten në orën 09:35 dhe do të nisen për në aeroportin Schiphol në orën 10:25. Të dielën “Transavia” do të zbarkojë në Shkup në orën 20:45 dhe do të niset për në Amsterdam në orën 21:35.
Kujtojmë se nga 9 marsi 2025, “Wizzair” do të anulojë linjën ajrore Shkup-Budapest. Kjo është linja e shtatë që kompania ka tërhequr vitin e fundit. Nga janari 2025, Wizzair ndaloi fluturimet për në Salzburg dhe Bremen dhe anuloi fluturimet për në Këln, Kopenhagë dhe Stokholm-Skavsta.