Interpelanca e “Levicës” e pranuar nga Gashi! Ilire Dauti: Është kundër barazisë qytetare
Pas lajmit se Afrim Gashi ka pranuar iniciativën për interpelancë nga “Levica” për shkarkim të Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ka reaguar kjo e fundit, duke thënë se kjo interpelancë nuk është kundër saj si individ, as si deputete, por ndaj betejës për barazi, ndaj betejës […] The post Interpelanca e “Levicës” e pranuar nga Gashi! Ilire Dauti: Është kundër barazisë qytetare appeared first on InfoShqip.com.
Pas lajmit se Afrim Gashi ka pranuar iniciativën për interpelancë nga “Levica” për shkarkim të Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, ka reaguar kjo e fundit, duke thënë se kjo interpelancë nuk është kundër saj si individ, as si deputete, por ndaj betejës për barazi, ndaj betejës për drejtësi dhe dinjitet.
Dauti thotë se kjo është luftë ndaj betejës për t’i bërë të barabartë pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001.
“Nëse e keni për pozicione merrni lirisht të gjitha, por mos lejoni supermacinë ndaj shqiptarëve, ndaj pjestarëve të UÇK-së, ndaj të drejtave dhe barazisë që na takon dhe e kemi obligim të gjithë të punojmë për të. Unë bashkë me kolegët e mi do të vazhdojmë këtë betejë dhe nuk ndalemi para asnjë sfide e goditje si këto”, thotë mes tjerash Dauti në reagimin e saj.
The post Interpelanca e “Levicës” e pranuar nga Gashi! Ilire Dauti: Është kundër barazisë qytetare appeared first on InfoShqip.com.