Investime gjermane në Maqedoni, Bekim Sali përkrah Lazim Destanit në Düsseldorf

Düsseldorf, 18 prill – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, mori pjesë në panelin me temë “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, i mbajtur në Düsseldorf. Gjatë fjalës së tij, Sali theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partneri më i […]

Prill 18, 2026 - 16:30
Investime gjermane në Maqedoni, Bekim Sali përkrah Lazim Destanit në Düsseldorf

Düsseldorf, 18 prill – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, mori pjesë në panelin me temë “Mundësitë e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut”, i mbajtur në Düsseldorf.

Gjatë fjalës së tij, Sali theksoi rëndësinë e Gjermanisë si partneri më i madh tregtar dhe një ndër investitorët kryesorë në vend, duke nënvizuar se mbi 150 kompani gjermane operojnë në Maqedoninë e Veriut, duke punësuar mbi 22 mijë qytetarë dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik.

Ai vuri në pah besimin e vazhdueshëm të investitorëve gjermanë, të reflektuar përmes rritjes së investimeve dhe riinvestimeve, si dhe përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm, konkurrues dhe të parashikueshëm për biznes.

Zëvendëskryeministri Sali gjithashtu theksoi se avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë shkon paralelisht me procesin e integrimit evropian të vendit, duke rikonfirmuar përkushtimin e plotë të Maqedonisë së Veriut ndaj reformave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.