Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”
Ambasadorët britanikë, gjermanë, italianë dhe francezë u thirrën sot në Ministrinë e Jashtme të Iranit për të parë filmimet e atyre që autoritetet iraniane i përshkruan si “dhunë nga protestuesit”, shkruan BBC. Vendet e përfshira janë ndër ato që kanë shprehur haptazi mbështetjen për demonstratat në Iran. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Ministria e Jashtme […]
Ambasadorët britanikë, gjermanë, italianë dhe francezë u thirrën sot në Ministrinë e Jashtme të Iranit për të parë filmimet e atyre që autoritetet iraniane i përshkruan si “dhunë nga protestuesit”, shkruan BBC.
Vendet e përfshira janë ndër ato që kanë shprehur haptazi mbështetjen për demonstratat në Iran. Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Ministria e Jashtme paraqiti imazhe nga protestat në rrugë dhe tha se kishte tejkaluar protestën paqësore.
Zyrtarët iranianë akuzuan SHBA-të dhe Izraelin për nxitje të destabilitetit në vend dhe i quajtën protestuesit “vandal.”
Televizioni shtetëror thotë se Ministria u tha ambasadorëve që çfarëdo mbështetjeje politike ose mediatike për protestuesit është e papranueshme dhe përfshihet në ndërhyrjen e punëve të brendshme të Iranit.
Më herët, Irani kishte thirrur ambasadorin e Britanisë për “komentet ndërhyrëse” nga sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për një incident ku një protestues hoqi nga ambasada flamurin iranian nga një godinë në Londër dhe e zëvendësoi me një flamur para vitit 1979 që përdorej para Revolucionit Islamik.