Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Gjykata gaboi adresën kur urdhëroi Kurtin të paraqitet në prokurori

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani tha për RTV21 dyshon se aktakuza ndaj ministres në detyrë të tregtisë Rozeta Hajdari do të përfundojë me aktgjykim dënues. Sipas tij, në Kosovë mbi 90% e aktakuzave ndaj zyrtarëve publik përfundojnë me aktgjykime liruese dhe sipas tij fajin për këtë çështje e ka prokuroria dhe siç tha mungesa

Nëntor 13, 2025 - 14:30
 0
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Gjykata gaboi adresën kur urdhëroi Kurtin të paraqitet në prokurori
Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Gjykata gaboi adresën kur urdhëroi Kurtin të paraqitet në prokurori

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme: Gjykata gaboi adresën kur urdhëroi Kurtin të paraqitet në prokurori

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani tha për RTV21 dyshon se aktakuza ndaj ministres në detyrë të tregtisë Rozeta Hajdari do të përfundojë me aktgjykim dënues.

Sipas tij, në Kosovë mbi 90% e aktakuzave ndaj zyrtarëve publik përfundojnë me aktgjykime liruese dhe sipas tij fajin për këtë çështje e ka prokuroria dhe siç tha mungesa e llogaridhënies.

Ndërkohë, Hasani ka komentuar edhe ftesat e prokurorisë dhe urdhëresën e Gjykatës Themelore për kryeministrin në detyrë Kurti, që të paraqitet në prokurori për të dëshmuar lidhur me këtë rast.

Sipas Hasanit, Gjykata urdhëresën e ka dërguar në adresë të gabuar.

“Me keqardhje mund të them se në këtë çështje është vu në lojë ligji nga fillimi. Nga ana e gjykatës fatkeqësisht sepse ligji procedurat janë të qarta. Prokurori i drejtohet me një kërkesë gjyqtarit të procedurës paraprake dhe të kërkojë ose të ndëshkohet o të zgjedhë alternativën e sjelljes me dhunë. Dhe çfarë ka ndodhë prokurori ka bërë kërkesë që ai të sillet me dhunë dhe gjykata ka shkru një urdhëresë të cilën e ka adresuar gabimisht nuk e di a me qëllim apo pa qëllim, por gabimisht. Ngase urdhëresën ia dorëzon subjektit që ka për tu sjellë me dhunë. Nuk i dorëzohet urdhri personit që ka për tu sjellë me dhunë por i dorëzohet policisë si institucion i vetëm që ka për të zbatu vendimet e ligjshme gjyqësore, dhe ditën kur shkon i troket te dore dha i kërkon që të vijë ose vullnetarisht ose me dhunë. Dhe me sa di kjo nuk ka ndodhë dhe është alogjike që urdhri për tu sjellë me dhunë t’i dorëzohet subjektit me të cilin ka të bëjë urdhri…”, tha Hasani.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka theksuar se për të gjithë personat që përmendën në aktakuzë vlen prezumimi i pafajësisë dhe nuk mund të paragjykohet për dënimet e mundshme që mund të marrin.