“Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe”, fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Sot iu dha lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik. I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj. Ai emocionoi të gjithë me mesazhin lamtumirës. “Me siguri […]

Mars 6, 2025 - 21:00
 0  4
“Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe”, fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Sot iu dha lamtumira e fundit reperit Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.

I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.

Ai emocionoi të gjithë me mesazhin lamtumirës.

“Me siguri plot prej juve sot e keni pasur për zemër. Edhe u gjet aty për juve, e faleminderit që keni ardhë”, iu drejtua Unikkatili të pranishmëve.

“Ishalla shihna me to në botën tjetër. Vëllau jem, u shifshim përsëri, pushofsh në paqe”, ishin fjalët lamtumirëse për vëllain e tij.

Në varrim ishin shumë figura të njohura nga industria e muzikës, përfshirë Mc Kreshën, Gold AG e Bleron.

Reperi Mentor Palokaj, i cili njihet po ashtu me nofkën “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.