ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit
Derisa ndërprerja me furnizim me ujë dhe mungesa e ujit mund të sjellin deri në rreziqe shëndetësore, ato mund edhe të rriten pas lëshimit të ujit, paralajmërojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga ky institucion dërgojnë një sërë rekomandimesh deri te qytetarët dhe kompanitë në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilët nga mbrëmë janë […]
Derisa ndërprerja me furnizim me ujë dhe mungesa e ujit mund të sjellin deri në rreziqe shëndetësore, ato mund edhe të rriten pas lëshimit të ujit, paralajmërojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga ky institucion dërgojnë një sërë rekomandimesh deri te qytetarët dhe kompanitë në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilët nga mbrëmë janë pa ujë, njofton Portalb.mk.
- Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të saj në rrjetin ujësjellës. Të pritet të paktën një orë sepse koha e kontaktit të klorit të mbetur dhe ujit në rrjet (kohë e nevojshme që kliri i mbetur të fillojë të reagojë ndaj mikrobiomit i pranishëm në ujë), në kushte të temperaturave më të ulëta ambientale mund të zgjasë edhe deri në 1 orë;
- Mund të pritet që uji i pijshëm pas lëshimit në rrjetin ujësjellës mund ta ndryshojë ngjyrën, të fitojë aromë të pazakonshme, të ketë turbullirë të dukshme ose eventualisht trupa të huaj (kokrra të vogla rëre ose insekte, etj.) pasi të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit. Në një rast të tillë, përsëri rekomandohet të mos pihet deri në stabilizimin e atyre vetive organoleptike (ngjyra, aroma, shija, turbullira);
- Menjëherë pas mbërritjes së ujit në gypat e ujësjellësit nëpër shtëpi, duhet të lëshoni të GJITHA çezmat në shtëpi të rrjedhin disa minuta, më pas të kontrolloni se nëse vetitë organoleptike janë në rregull dhe vetëm më pas të pini;
- Pasi uji të kullojë mirë, është e nevojshme të pastroni më shpesh dhe mirë rrjetat e çezmave (në një pastrues banjo ose uthull të bardhë);
- Si masë shtesë kujdesi rekomandohet që nëse qytetarët megjithatë vendosin ta pinë ujin menjëherë, e njëjta të zihet shumë shkurt (1-2 minuta), pastaj të ftohet dhe konsumohet;
- Qytetarët duhet të kenë parasysh se uji i zier e humb shijen e tij të këndshme. I njëjti mund të përmirësohet nëse uji derdhet nga një gotë në tjetër disa herë, me qëllim që të lidh më shumë oksigjen nga ajri (një proces i quajtur ajrim);
- Më e mira është që gjatë orëve të para pas lëshimit të ujit në rrjetin ujësjellës, qytetarët ende të konsumojnë ujë të paketuar, deri në marrjen e njoftimit nga ndërmarrja publike se uji është në rregull dhe i sigurt për konsumim;
- Lidhur me ujin për larje, rekomandojmë se pas ardhjes së ujit në rrjetin ujësjellës, detyrimisht të rritet temperatura e ujit në bojlerë (në kuzhinë, banjë dhe etj), me qëllim që plotësisht shkatërrim preventiv termik i bakterieve në qoftë se potencialisht kanë hyrë në rrjetin ujësjellës;
- Më së miri është që tempratura e ujit të ngrohtë të jetë mbi 55 °С, megjithatë nevojitet masë e kujdesit që të mos vijë deri në të djegura posaçërisht tek fëmijët e vegjël ose të moshuarit.
Nga mbrëmë, pjesa më e madhe e Shkupit nuk ka ujë të pijshëm. Ndërprerja ishte paralajmëruar, ndërsa qëllimi i aksionit është që të përmirësohen furnizimi më ujë dhe tensioni në Komunën e Gjorçe Petrovit dhe Karposhit, si dhe të riparohen humbjet e rëndësishme të cilat ekzistojnë në këto pjesë të qytetit.
- LEXO: Filloi operacioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – një pjesë e madhe e Shkupit pa ujë
- LEXO: “Ujësjellës dhe Kanalizime”: Në Shkup nuk do të ketë ujë rreth 15 orë
- LEXO: Ndërprerja e ujit, ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike
- LEXO: Blerje të mëdha të ujit, heshtje në qytetin e Shkupit dhe “Ujësjellës Kanalizime, në spitale do të operohen vetëm pacientët emergjentë