Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj

59 persona kanë vdekur ndërsa rreth 155 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që e kaploi diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në orët e hershme (16 mars) për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat […]

Mars 16, 2025 - 17:00
 0  3
Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj
Zjarri në Koçan, foto nga Ivan Stoilkovic në Facebook

59 persona kanë vdekur ndërsa rreth 155 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që e kaploi diskotekën “Puls” në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer në orët e hershme (16 mars) për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 24 vjeç. Një ekip prej gjashtë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja, shkruan Portalb.mk.

Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet, klikoni në link për të lexuar lajmet:

16:43Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike janë dërguar jashtë vendit, numri i përgjithshëm i të hospitalizuarëve është 117

16:09Toshkovski: 20 të dyshuar, diskoteka ka punuar me licencë të falsifikuar të marrë me korrupsion

15:26 – 21 pacientë të lënduar rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit po dërgohen në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Serbi

15:01Futbollisti i KF Shkupit Andrej Lazarov është në mesin e viktimave të zjarrit në Koçan

15:00 – Tragjedia në Koçan, shumica e kanë humbur jetën si pasojë e stampedos, viktima të moshës 16 deri në 24 vjeç

14:50 SHGM dhe KEEMM me apel për raportim të kujdesshëm dhe etik për tragjedinë në Koçan

14:45 – Janë aktivizuar ekipe profesionale për ndërhyrje në krizë dhe mbështetje psikosociale për familjet e të prekurve në Koçan

14:37 Mesazhe ngushëllimi dhe ndihme nga BE-ja dhe SHBA-të për zjarrin në Koçan 

14:12Vendet fqinje dërguan mesazhe ngushëllimi dhe ofruan ndihmë

14:10 – Ekipi i prokurorëve për hetim është zgjeruar edhe me një prokuror, gjithsej gjashtë prokurorë punojnë në hetimin e tragjedisë, njoftoi Prokuroria Publike.

14:00 – 20 pacientë në gjendje kritike, ka gjasa të dërgohen për mjekim jashtë Maqedonisë

13:27Krerët shtetërorë dhe liderët politikë me mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti për zjarrin në Koçan: Të zbardhet rasti

13:20Policia me apel: Kujdes, linqe të rrejshme për donacione shfaqen në rrjetet sociale pas tragjedisë në Koçan

12:38 – Qyteti i Shkupit thërriti seancë urgjente të Këshillit për 18 mars (të martën), për të ndihmuar familjet e viktimave

12:35Toshkovski: Numri i të vdekurve shkoi në 59, për katër persona është lëshuar urdhër arrest

12:20Akomodim në Shkup për familjet e të lënduarve nga zjarri 

12:06Prokurori publik i shtetit Ljubomir Kocevski garantoi hetim të plotë dhe të shpejtë të rastin

11:45Dëshmi nga të rinjtë që i mbijetuan zjarrit: U dogj për dy minuta, u bë rrëmujë, më ka humbur motra

11:19Kryqi i Kuq i publikoi llogaritë për donacione për të dëmtuarit nga zjarri

11:04Viktimat nga zjarri janë fëmijë të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.

11:00Instituti i Mjekësisë Transfuzionale njoftoi se kanë sasi të mjaftueshme të gjakut.

10:17 – Prokurori Publik formoi ekip prej pesë prokurorësh që do të kryejnë hetimet.

07:06 – Prokurorët nga Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dolën në terren.

Zjarri shpërtheu orët e para të mëngjesit të 16 marsit.