Ismaili pranon letër urimi nga Guvernatori i Bankës së Anglisë me rastin e 25-vjetorit të BQK-së

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit, duke e uruar atë dhe BQK-në me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit. Në kumtesën për media theksohet se letra nënvizon progresin e jashtëzakonshëm për ndërtimin nga e para të një banke

Nëntor 20, 2024 - 11:00
 0  5
Ismaili pranon letër urimi nga Guvernatori i Bankës së Anglisë me rastin e 25-vjetorit të BQK-së
ismaili-pranon-leter-urimi-nga-guvernatori-i-bankes-se-anglise-me-rastin-e-25-vjetorit-te-bqk-se

ismaili-pranon-leter-urimi-nga-guvernatori-i-bankes-se-anglise-me-rastin-e-25-vjetorit-te-bqk-se

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit, duke e uruar atë dhe BQK-në me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Në kumtesën për media theksohet se letra nënvizon progresin e jashtëzakonshëm për ndërtimin nga e para të një banke qendrore moderne dhe vlerëson punën e palodhur dhe vendosmërinë e të gjithë stafit të BQK-së.

Tutje, Bailey theksoi rëndësinë e Bankës Qendrore në mbështetjen e ekonomisë së vendit, duke siguruar një sistem të sigurt të pagesave dhe një sistem të besueshëm bankar.

Përveç kësaj, nga Banka e Anglisë ishte deleguar Drejtoresha Ekzekutive e Pagesave të Bankës, Victoria Cleland, e cila mori pjesë në shënimin 25-vjetorit të BQK-së, duke qenë folëse në Konferencën Ndërkombëtare, në panelin e parë me titull “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet tek shërbimet financiare”.