Deputeti i PDK-së: Rritja e pensioneve është bërë në fund të mandatit për qëllime elektorale
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e pa mjaftueshme nëse krahasohet me rritjen e çmimeve dhe se kjo rritje është bërë për arsye fushate. ‘’Kjo rritje e pensioneve është e pa mjaftueshme për pensionistët krahasuar me rritjen e madhe të


Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e pa mjaftueshme nëse krahasohet me rritjen e çmimeve dhe se kjo rritje është bërë për arsye fushate.
‘’Kjo rritje e pensioneve është e pa mjaftueshme për pensionistët krahasuar me rritjen e madhe të çmimeve , kjo rritje është bërë në fund të mandatit për qëllime elektorale por është edhe e pa mjaftueshme’’, tha Haxhiu për FrontOnline.
Haxhiu tha se kjo shumë pensionisteve nuk u del as për bukë e barna duke shpjeguar kështu që kjo rritje nuk do të ndikojë në mirëqenien e pensionistëve.
‘’ Kjo rritje nuk do të ndikojë në mirëqenien e pensionistëve, kjo as për barna nuk iu del , rritja prej 20 euro është shumë e pa mjaftueshme as për bukë nuk u mjaftojnë’’, përfundoi Haxhiu.