Iu kapën mbi 260kg drogë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit S.J., mbi bazën e dyshimit se ai ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Sipas Prokurorisë, dyshohet se S.J. kishte për qëllim

tetor 30, 2025 - 17:30
 0
Iu kapën mbi 260kg drogë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Iu kapën mbi 260kg drogë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Iu kapën mbi 260kg drogë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit S.J., mbi bazën e dyshimit se ai ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se S.J. kishte për qëllim transportimin e substancave narkotike në një shtet tjetër. Gjatë kontrollit të kamionit, të cilin po e drejtonte i dyshuari, është gjetur dhe sekuestruar 268.44 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë, e cila dyshohet se është importuar nga Republika e Shqipërisë, me destinacion shtetet e Bashkimit Evropian.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset dhe të pengojë rrjedhën e procedurës hetimore penale.