Votat e diasporës, KQZ nis verifikimin e 13 mijë e 84 pakove të supozuara me fletëvotime
Të enjten, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. KQZ ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, nga


Të enjten, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.
KQZ ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, janë tërhequr më shumë se 13,084 pako të tilla.
“Para numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, KQZ do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e tyre me qëllim të vërtetimit nëse këto pako janë dërguar nga shtetasit e Kosovës të regjistruar si votues jashtë Kosovës”, njofton KQZ.
