Izet Mexhiti: Çairi po ringjallet, BDI solli “botën serbe” dhe është aleate e Gruevskit!

Shkup, 15 shtator- Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për Pressonline.al ka kritikuar BDI-në për sjelljen e “botës serbe” dhe tentimet përmes takimeve të zyrtarëve… The post Izet Mexhiti: Çairi po ringjallet, BDI solli “botën serbe” dhe është aleate e Gruevskit! first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 15, 2025 - 11:00
 0
Izet Mexhiti: Çairi po ringjallet, BDI solli “botën serbe” dhe është aleate e Gruevskit!

Shkup, 15 shtator- Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në një intervistë për Pressonline.al ka kritikuar BDI-në për sjelljen e “botës serbe” dhe tentimet përmes takimeve të zyrtarëve të saj për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

“Nëse e merrni në zgjedhjet parlamentare kur ne kemi fol për ndryshimin, për luftën e korrupsionit, për sjelljen e demokratizimit të skenës politike shqiptare, që të ketë edhe një gjeneratë tjetër e politikanëve që do të sprovohen, do japin vetveten, por në fund shqiptarët do kenë më shumë mundësi, më shumë figura, më shumë potencial për të ardhmen, ato flisnin atëherë për plazma keksa, për valixhe, për shpata, edhe atëherë nuk kanë qenë në kontakt me realitetin”, ka thënë Mexhiti.

Sipas tij, Ballkani i hapur ka favorizuar Serbinë dhe ka nxjerrë në sipërfaqe se problemi i regjionit është Kosova dhe jo Serbia. 

“Kjo ka qenë porosia që e kanë ndihmuar BDI-ja dhe faktorë tjerë brenda Ballkanit të hapur. Pikërisht ne që e eliminuam Ballkanin e hapur, jemi kundër Ballkanit të hapur, është shumë e qartë, faktet janë se kush ka ndihmuar ‘botën serbe’ dhe kush ka bashkëpunuar me ‘botën serbe’ pa hy edhe në detaje tjera që duhet ndoshta edhe t’ia japim opinionit se kush rrinë me përfaqësuesit e shërbimit serb BIA këtu në Maqedoni duke filluar nga Ahmeti, Taravari e krejt tjerët”, ka thënë Mexhiti.

Në pyetjen se kundërkandidati kërkon debat me Mickoskin, ndërkohë që kandidon për komunën e Çairit, Mexhiti tha se kjo është qesharake.

“Është tepër keq për një funksionar që ka qenë vazhdimisht në Qeveri, 20 vite në pozita të ndryshme të Qeverisë. Po unë desha këtë ta sqarojmë në një debat televiziv, edhe punën e Vulinit edhe punën e Gruevskit, a e ka takuar vetë apo si e ka takuar, a ka shkuar familjarisht atje, si ka ikë Gruevski, pse është ndaluar vetura e z. Ahmeti duke qenë në Qeveri në stacionin policor Karposh deri në mëngjes”, ka thënë Mexhiti në intervistë.

Madje ai ka ironizuar me kundërkandidatin: “Mendoj se qytetarët e dinë se kush ju duhet, ndoshta kur vjen puna për ambasador në OSBE ose diku tjetër, ne do e propozojmë Bujarin”.

Ajo që na gëzon, ka shtuar Mexhiti është se Çairin përveç me Çarshinë e ringjallur, përveç me Bit Pazarin që nuk është më ai i vjetri, e kemi rrethuar me katër universitete dhe ka intencë, pretendime të vijnë edhe tjerë, pra thjesht prej një geto Çairin po e shndërrojmë në një qytet studenti që ka shumë benefite dhe hap një dimension tjetër për zhvillimin e Çairit.

The post Izet Mexhiti: Çairi po ringjallet, BDI solli “botën serbe” dhe është aleate e Gruevskit! first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.