Izraeli kërcënon me rinisjen e luftës, ja çfarë ndodhi

Ministri izraelit i mbrojtjes akuzon Hamasin se nuk po përmbush kushtet e armëpushimit për rikthimin e trupave të pengjeve të pajetë. Izraeli Katz i ka kërkuar ushtrisë të përgatisë planin për rinisjen e sulmit në Rripin e Gazës. Izraeli kërcënon se do e nisë sërish luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, pasi organizata palestineze […] The post Izraeli kërcënon me rinisjen e luftës, ja çfarë ndodhi appeared first on InfoShqip.com.

tetor 16, 2025 - 14:30
 0
Izraeli kërcënon me rinisjen e luftës, ja çfarë ndodhi

Ministri izraelit i mbrojtjes akuzon Hamasin se nuk po përmbush kushtet e armëpushimit për rikthimin e trupave të pengjeve të pajetë. Izraeli Katz i ka kërkuar ushtrisë të përgatisë planin për rinisjen e sulmit në Rripin e Gazës.

Izraeli kërcënon se do e nisë sërish luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës, pasi organizata palestineze nuk po përmbush kushtet e armëpushimit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Izrael Katz, i kërkoi ushtrisë përgatitjen e një plani për mposhtjen e plotë të Hamasit, që mund të vihet në zbatim në çdo moment. Shkak është bërë deklarata e organizatës palestineze që sundon ende pjesën urbane të Rripit të Gazës se e ka të pamundur t’u kthejë autoriteteve izraelite të gjithë trupat e pajetë të pengjeve izraelitë.

Sipas Hamasit, duhen ekspertë për gjetjen e trupave të cilët kanë humbur në zonat e shkatërruara nga bombardimet e ashpra izraelite dhe e ka shumë të vështirë t’i gjejë mes rrënojave.

Hamas ka kërkuar më tepër kohë për gjetjen dhe dorëzimin e tyre tek autoritetet izraelite, teksa sipas kushteve të fazës së parë të planit të paqes së Donald Trumpit, 28 trupat e të vdekurve do të ktheheshin në të njëjtën ditë me 20 të gjallët e fundit.

Deri më tani, Hamasi u ka kthyer izraelitëve vetëm 8 trupa.

Të mërkurën, edhe presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Hamasin se nëse nuk çarmatoset, do të lejojë ushtrinë izraelite të kthehet në Gaza.

The post Izraeli kërcënon me rinisjen e luftës, ja çfarë ndodhi appeared first on InfoShqip.com.