Izraeli reagon ashpër për njohjen e Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar ashpër pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.  Përmes një njoftimi, ministria e Jashtme izraelite tha se ky veprim është shpërblim për Hamasin xhihadist. “Njohja nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist – të inkurajuar nga Vëllazëria Myslimane e

shtator 21, 2025 - 18:30
 0
Izraeli reagon ashpër për njohjen e Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia
Izraeli reagon ashpër për njohjen e Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia

Izraeli reagon ashpër për njohjen e Palestinës nga Britania, Kanadaja dhe Australia

Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar ashpër pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.  Përmes një njoftimi, ministria e Jashtme izraelite tha se ky veprim është shpërblim për Hamasin xhihadist.

“Njohja nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist – të inkurajuar nga Vëllazëria Myslimane e lidhur me të në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë udhëheqësit e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është një rezultat i drejtpërdrejtë, “fryti” i masakrës së 7 tetorit. Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të diktojë politikën tuaj”, thuhet në deklarimin e Ministrisë së Jashtme izraelite transmeton Klankosova.tv.

Reagimi izraelit vjen pasi kryeministri britanik Keir Starmer, ai i Kanadasë dhe Australisë, shpallën zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez.  Starmer deklaroi se kjo lëvizje nuk është një shpërblim për Hamasin, pasi ata nuk do kenë asnjë rol në qeverisje dhe nuk do të ketë vend në sigurinë e shtetit palestinez.

Britania, Kanadaja dhe Australia iu bashkohen më shumë se 140 vende të tjera në njohjen e Palestinës. Britania dhe Kanadaja u bënë vendet e para të grupit të G7-ës që ndërmorën këtë hap, ndërsa Franca dhe vende të tjera pritet të ndjekin shembullin e tyre gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së, e cila nis të hënën në New York.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar njohjen e shtetësisë palestineze nga vendet, duke thënë se kjo shpërblen terrorin e Hamasit dhe forcon refuzimin e grupit për të liruar pengjet.

https://x.com/IsraelMFA/status/1969756592569540834?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1969756592569540834%7Ctwgr%5E0c1ce4d75d9d4da5e85c421ee33dc4cd71453550%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fizraeli-reagon-ashper-per-njohjen-e-palestines-nga-britania-kanadaja-dhe-australia%2F