James Rubin i prerë para trupit gjykues: Kjo nuk është drejtësi
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan i shtetit, James Rubin, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, pati kritika për trajtimin e të akuzuarve, Thaçit dhe të tjerëve, që po mbahen në paraburgim. Para trupit gjykues, Rubin ishte i prerë kur tha se kjo nuk është drejtësi dhe këtë opinion të tij e


Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan i shtetit, James Rubin, në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, pati kritika për trajtimin e të akuzuarve, Thaçit dhe të tjerëve, që po mbahen në paraburgim.
Para trupit gjykues, Rubin ishte i prerë kur tha se kjo nuk është drejtësi dhe këtë opinion të tij e shpreh me zë të lartë, transmeton Klankosova.tv
“Më është dukur si fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së. Duke pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së unë për tre ditë e kam pa se si janë sjellë ata, se kush ishin përgjegjës, kush ishte komandanti, kush zëvëndësi. Duke pasur këtë lloj njohurie, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist me profesion, por kam të drejtë të shpreh me zë të lartë opinionin tim”, tha James Rubin.
