Mexhiti flet për ideale dhe parime, kundërshton oporturizmin dhe klientalizmin në politikë!

Izet Mexhiti nga VLEN përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se oportunistë në skenën politike kanë nxitur përçarje në koalicionin VLEN, por që sipas tij, VLEN i ka hedhur The post Mexhiti flet për ideale dhe parime, kundërshton oporturizmin dhe klientalizmin në politikë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 18, 2025 - 01:00
 0  6
Mexhiti flet për ideale dhe parime, kundërshton oporturizmin dhe klientalizmin në politikë!

Izet Mexhiti nga VLEN përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se oportunistë në skenën politike kanë nxitur përçarje në koalicionin VLEN, por që sipas tij, VLEN i ka hedhur poshtë këto, siç shkruan Mexhiti, goditje. Duke komentuar zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët, thotë se ASH-ja nga kjo gjendje do të dalë më e fuqishme.

Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm. Ku nuk ka parime, aty ka klientelizëm.

Përçarja e koalicionit VLEN u nxit nga oportunizmi i individëve dhe nga politikanët e të shkuarës të cilët i frikon ndryshimi, vetëm për të kënaqur interesat e caktuara klienteliste.

Procesi i ndryshimit të cilin e nisëm para një viti u sfidua nga politika e përçarjes e sponsorizuar nga interesat financiare të klaneve të pushtetit dhe nëntokës.

Por ne i rezistuam këtij sulmi. Me bindje dhe qëndrueshmëri i hodhëm poshtë goditjet. Nga kjo valë e rrezikshme e përçarjes Aleanca për Shqiptarët do të dalë më e fuqishme, ndërsa VLEN si frymë e ndryshimit dhe të resë do të ngadhnjejë ndaj të vjetrës dhe të harxhuarës. E di që ky proces është i lodhshëm dhe frustrues, sepse ky rrjet i korruptuar ende është prezent kudo!

E megjithatë, skenari për ta përçarë dhe shkatërruar VLEN dështoi. Sepse ne na bashkon fryma, parimi, idealet. Dhe atyre që na godasim u përgjigjemi me këto vlera.

E sot ua bëjmë të qartë të gjithëve se NE JEMI KËTU! Të bashkuar rreth idesë për ta luftuar të keqen, krimin dhe korrupsionin. Ne jemi këtu, më të fortë se para një viti sepse nijetin e kemi të drejtë, vullnetin e kemi të pastër.

Vazhdojmë rrugën tonë për ndryshim, bashkë me Aleancën për Shqiptarët dhe pa oportunistët të cilët i përkasin të shkuarës. Ju ftoj të gjithëve që besoni në ndryshim, bashkohuni me ne.

Të besosh në parime dhe të luftosh për t’i mbrojtur ato – PO- IA VLEN, përfundon Mexhiti.

The post Mexhiti flet për ideale dhe parime, kundërshton oporturizmin dhe klientalizmin në politikë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .