Jozi vjen me fotografi të reja muaj pas skandalit në BBVA: Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në respekt – ju dua
Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një kalë, në një ambient natyror. I veshur me stil të thjeshtë dhe tërheqës, ai ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me një mesazh kuptimplotë: “Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. […]

Këngëtari shqiptar Jozi Marku ka bërë një postim të pazakontë në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet i hipur mbi një kalë, në një ambient natyror.
I veshur me stil të thjeshtë dhe tërheqës, ai ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me një mesazh kuptimplotë: “Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua”.
Ky postim vjen vetëm pak muaj pas incidentit të rëndë që ai shkaktoi në “Big Brother VIP Albania 4”, kur gjatë gjysmëfinales goditi me shuplakë banorin tjetër, Gjestin, në transmetim të drejtpërdrejtë.
Ky veprim i ashpër shkaktoi një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe në media, duke e kthyer Jozin në një prej figurave më të kontestuara publike të asaj periudhe.
Pas incidentit, shumë ndjekës të reality show-t e kritikuan ashpër artistin, ndërsa të tjerë kërkuan ndëshkim më të ashpër për të. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para finales së madhe, ku më 19 prill Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të BBVA.
Rikthimi i tij me këtë mesazh për respektin dhe modën e vjetër mund të jetë një sinjal për një fazë të re në jetën publike të këngëtarit – më reflektive dhe larg skandaleve.
Rrjetet sociale tashmë po ziejnë me komente, ku ndjekësit e ndajnë mendimet mes mbështetjes dhe skepticizmit për ndryshimin e tij të mundshëm.