Junikasit të kënaqur me Ruzhdi Shehun, kërkojnë edhe një mandat për të

Qytetarët e Junikut po shprehin hapur mbështetjen për kryetarin aktual, Ruzhdi Shehu, duke e vlerësuar atë si kryetarin që ka sjellë zhvillime të prekshme dhe që ka ndryshuar dukshëm pamjen e qytetit. Në mesin e shumë projekteve të realizuara, dy prej tyre veçohen si madhore dhe vendimtare për të ardhmen e Junikut: Rruga Qendër–Rostovicë dhe […]

shtator 17, 2025 - 12:00
 0
Junikasit të kënaqur me Ruzhdi Shehun, kërkojnë edhe një mandat për të

Qytetarët e Junikut po shprehin hapur mbështetjen për kryetarin aktual, Ruzhdi Shehu, duke e vlerësuar atë si kryetarin që ka sjellë zhvillime të prekshme dhe që ka ndryshuar dukshëm pamjen e qytetit.

Në mesin e shumë projekteve të realizuara, dy prej tyre veçohen si madhore dhe vendimtare për të ardhmen e Junikut: Rruga Qendër–Rostovicë dhe rruga për Bjeshkë.

Rruga Qendër–Rostovicë ka shndërruar Junikun në një hapësirë moderne e funksionale, duke i dhënë një pamje krejtësisht të re. Banorët e shohin këtë investim jo vetëm si një lehtësim për qarkullimin e përditshëm, por edhe si një vlerë të shtuar estetike. “Kjo rrugë e ka zbukuruar Junikun dhe i ka dhënë një pamje mahnitëse qytetit,” thotë Hakia, një nga qytetarët që e përjetojnë çdo ditë ndryshimin.

Në anën tjetër, rruga për Bjeshkë shihet si një aset strategjik për zhvillimin e turizmit malor. Kjo infrastrukturë e re ka hapur derën për më shumë vizitorë, duke afruar natyrën e pasur të Junikut me turistë vendas dhe të huaj. Për banorët, kjo rrugë nuk është vetëm një investim praktik, por edhe një mundësi për zhvillim ekonomik dhe promovim të qytetit si destinacion turistik.

Sipas qytetarëve, këto projekte tregojnë qartë vizionin e Shehut për ta bërë Junikun një komunë moderne, të bukur dhe të zhvilluar. Ata theksojnë se gjatë mandatit të tij, kryetari ka qenë gjithmonë i afërt me qytetarët, ka dëgjuar zërin e tyre dhe ka punuar me përkushtim për të sjellë rezultate konkrete.

“Ruzhdi Shehu nuk është vetëm kryetar i komunës, ai është pjesë e jona, pjesë e jetës së përditshme të Junikut. Ai ka dëshmuar se din të qeverisë me ndershmëri dhe transparencë,” shprehet një tjetër qytetar, duke përmbledhur ndjesinë e shumicës.

Me këto dy projekte madhore dhe dhjetëra investime të tjera, Junikasit po hyjnë në zgjedhjet e tetorit me bindjen se rruga e nisur duhet të vazhdojë. Për ta, Ruzhdi Shehu mbetet kandidati që garanton jo vetëm vazhdimësi, por edhe zhvillim të mëtejmë.