Kallëzim penal ndaj Mendi Qyrës, ka emëruar drejtor pa arsim të përshtatshëm
Kryetari i Komunës së Strugës ka marrë kallëzim penal për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”, njoftojnë nga MPB. Sipas informacionit, ai ka emëruar ushtrues të detyrës drejtor të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” një person me arsim të pamjaftueshëm dhe certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, si dhe që nuk përmbushte disa kushte të Ligjit […]
Kryetari i Komunës së Strugës ka marrë kallëzim penal për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”, njoftojnë nga MPB.
Sipas informacionit, ai ka emëruar ushtrues të detyrës drejtor të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” një person me arsim të pamjaftueshëm dhe certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, si dhe që nuk përmbushte disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
“Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ngriti kallëzim penal kundër Kryetarit të Komunës së Strugës M.Q. (65) nga fshati Bixhevë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje të pakujdesshme në detyrë”.
Më 18 nëntor 2025, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ai mori vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë, me të cilin emëroi M.J. nga Struga, pavarësisht se e dinte se i njëjti nuk kishte arsimim të përshtatshëm dhe certifikatë të përshtatshme për njohuri të gjuhës angleze dhe nuk plotësonte disa kërkesa të Ligjit për Ndërmarrjet Publike”, theksojnë nga MPB.
Duke vepruar kështu, siç u theksua, i mundësoi atij të përfitonte në mënyrë të paligjshme përfitime financiare bazuar në pagën dhe kontributet si drejtor i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë.