Kallëzim penal për 13 persona, mes tyre policë, MPB-ja shpartalloi një grup kriminal për kontrabandimin e automjeteve luksoze
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër 13 personave, mes të cilëve dy ish-punonjës të Ministrisë dhe një polic aktual. Denoncimi është kundër 12 shtetasve të Maqedonisë dhe 1 të huaj, për 45 vepra penale që kanë të bëjnë me kontrabandë me vetura luksoze si dhe falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorim të […]
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër 13 personave, mes të cilëve dy ish-punonjës të Ministrisë dhe një polic aktual. Denoncimi është kundër 12 shtetasve të Maqedonisë dhe 1 të huaj, për 45 vepra penale që kanë të bëjnë me kontrabandë me vetura luksoze si dhe falsifikimin e dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk.
“Me datë 29.12.2024, në bazë të kontrollit penal të konstatuar nga SPB Shkup – EVR Gjorçe Petrov, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, Njësinë për Shpërndarje të Shpejtë, Njësinë e Policisë për Intervenim, SPB Manastir, DPB Gjevgjeli dhe DPB Negotinë, dhe pas lëshimit të urdhrave nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe prokurori publik me qëllim të vërtetimit të krimeve të ndërlidhura me krimin e automjeteve luksoze, 10 bastisje janë kryer në 10 persona, nga të cilët shtatë në Shkup, një në Dojran, një në Negotinë dhe një në Manastir, me ç’rast janë privuar nga liria gjashtë persona: K.S., N.P., M .S. dhe D.I. nga Shkupi, V.C. nga Dojrani i Vjetër dhe N.G. nga Manastiri. Për I.A., D.M. dhe F.S. nga Shkupi dhe A.T. nga Negotina po ndërmerr masa dhe aktivitete për gjetjen e tyre”, njofojnë nga MPB.
Gjatë bastisjes së ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar katër automjete, dokumente të ndryshme zyrtare, rreth 32.500 euro dhe dokumente të ndryshme, kontrata shitblerjeje, pesë targa gjermane, rreth 25 gramë kokainë, laptopë, disa pajisje memorie, sende të tjera që lidhen me krimet. MPB-ja sipas 5 PMV të konfiskuara më parë dhe provave materiale të grumbulluara, do të paraqesë padi penale në Prokurorinë Publike kundër 13 personave, dy prej të cilëve ish-punonjës të MPB-së dhe njëri është ende punonjës i MPB-së. Ministria e Brendshme, ku gjatë natës dhe paradites personat janë sjellë para gjyqtarit në procedurë të mëparshme.
Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup nga ana tjetër, gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona, si dhe propozim për masën e sigurimit për një person që dyshohet se ka ka marrë pjesë në akte të kontrabandës dhe falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare .
“Njëri prej tyre nuk është në dispozicion të organeve të rendit dhe për të masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet nga konstatimi dhe heqja e lirisë. Po ashtu, për njërin nga të dyshuarit në aksionin e djeshëm tashmë është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe i njëjti kërkohet për përfshirje në një rast tjetër të ngjashëm me kontrabandimin e automjeteve luksoze, të cilin e kishte kryer Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Me procedurë janë përfshirë edhe katër persona, shtetas të Maqedonisë, por për momentin nuk nevojiten masa për sigurinë e tyre. I dyshuari i njëmbëdhjetë, nga ana tjetër, është shtetas i Republikës së Greqisë dhe për të, duke pasur parasysh bashkëpunimin e krijuar më parë në mes të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe autoriteteve greke, ndjekja penale do të kalojë në Republikën e Greqisë”, thonë nga Prokuroria.
Përveç këtyre 11 të dyshuarve, në kallëzimin penal të MPB-së janë përfshirë edhe dy persona, por veprimet e tyre janë përfshirë në procedurën që më herët e ka udhëhequr Prokuroria Publike e Shkupit, kështu që kallëzimet ndaj tyre do të hidhen poshtë.
Të dyshuarit gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë futur në vend vetura të cilat janë nën kontroll ndërkombëtar, si dhe vetura të cilat shmangnin kontrollin doganor, me dokumente false dhe numra shasie false.
Ata i regjistronin automjetet këtu dhe disa prej tyre ua rishisnin njëri-tjetrit disa herë për të mbuluar kontrabandën, më pas ua shitën përdoruesve fundorë.
Në mesin e të dyshuarve ka edhe zyrtarë – të punësuar në shërbimet administrative për regjistrim të automjeteve.