Më 1 janar 2025 autobusët e NTP Shkup do të dalin më vonë në qarkullim, biletaritë nuk do të punojnë

NTP njoftojn se ditën e martë (31.12.2024) do të funksionojnë sipas orarit të rregullt dimëror. Të mërkurën (01.01.2025) transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës dhe po të njëjtën ditë kyçja e parë e autobusëve të NTP Shkup dhe kompanive private do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas […]

dhjetor 30, 2024 - 14:00
 0  5
Më 1 janar 2025 autobusët e NTP Shkup do të dalin më vonë në qarkullim, biletaritë nuk do të punojnë
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik, autobus, NQP NTP

NTP njoftojn se ditën e martë (31.12.2024) do të funksionojnë sipas orarit të rregullt dimëror. Të mërkurën (01.01.2025) transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës dhe po të njëjtën ditë kyçja e parë e autobusëve të NTP Shkup dhe kompanive private do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas orarit javor, transmeton Portalb.mk.

Nga e enjtja (2 janar 2025), transporti publik do të funksionojë sipas një orari dimëror të reduktuar të ditëve të javës, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore shkollore.

Të mërkurën (1 janar 2025), biletat dhe qendrat e personalizimit nuk do të funksionojnë.

Nga e enjtja (02.01.2024) vazhdojnë me orarin normal të punës.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht më 31 dhjetor 2024, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, ndërsa më 1 janar nga ora 11:00 deri në orën 17:00.