Kapet duke vozitur me 3,06 promilë alkool në gjak, privohet nga liria
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë ndaluar një shofer nga Shkupi, i cili po drejtonte veturën me 3,06 promilë alkool në gjak. “Më 27.09.2025, në ora 19:00, në rrugën “Kozle” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.P.(40) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut, policia […]

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë ndaluar një shofer nga Shkupi, i cili po drejtonte veturën me 3,06 promilë alkool në gjak.
“Më 27.09.2025, në ora 19:00, në rrugën “Kozle” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup privuan nga liria A.P.(40) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut, policia ndaloi automjetin “Alfa” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte ai, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, me 3,06 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua nga trafiku dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim”, thonë nga MPB.
