Kaq i ëmbël është urimi i Diolës për ditëlindjen e Erolldit!

Diola Dosti dhe Erolld Belegu vijonë të mbeten mes çiftesh më të ndjekura të estradës. Duke qenë se sot Erolldi feston ditëlindjen e tij, Diola zgjodhi një super dedikim për njeriun e saj. Ajo publikoi tre fotografi, ku çifti Diola-Erolld shihen të veshur plot klas dhe duke ngre dolli. “Në një ditë si kjo lindi […]

Mars 14, 2025 - 22:00
 0  4
Kaq i ëmbël është urimi i Diolës për ditëlindjen e Erolldit!

Diola Dosti dhe Erolld Belegu vijonë të mbeten mes çiftesh më të ndjekura të estradës.

Duke qenë se sot Erolldi feston ditëlindjen e tij, Diola zgjodhi një super dedikim për njeriun e saj.

Ajo publikoi tre fotografi, ku çifti Diola-Erolld shihen të veshur plot klas dhe duke ngre dolli.

“Në një ditë si kjo lindi njeriu që më mbush qelizat e mia me lumturi, dashuri dhe paqe. Faleminderit që je miku i zemrës, krahu im i djathtë, motivi për të besuar në dashurinë e maturuar”, shkroi Diola.

“Jam e bekuar që je pjesë e jetës sime, e familjes time dhe që kam fatin të kem mrekullinë e 8-të të botës në zemrën time”, shtoi ajo.

Krejt në fund Diola falënderoi prindërit e Erolldit për siç tha ajo ‘rritjen e një njeriu me zemër të artë’.

Urime edhe nga ne Erolld!