Kardiologu shqiptar nga Kumanova bëhet anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar
Kardiologu shqiptar nga Kumanova, Filonid Aliu ka arritur në majat e suksesit duke u bërë Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar. Ai lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetin social facebook ku shkruan: “Miq dhe dashamirë, Me kënaqësi ju njoftoj se, pas një periudhe përkushtimi dhe pune intensive, kam arritur […] The post Kardiologu shqiptar nga Kumanova bëhet anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar appeared first on InfoShqip.com.

Kardiologu shqiptar nga Kumanova, Filonid Aliu ka arritur në majat e suksesit duke u bërë Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetin social facebook ku shkruan:
“Miq dhe dashamirë, Me kënaqësi ju njoftoj se, pas një periudhe përkushtimi dhe pune intensive, kam arritur të bëhem Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar (MRCP). Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e pakushtëzuar të familjes, bashkëshortes, miqve dhe dashamirëve të mi. Shpresoj që mundin dhe sakrificat e bëra t’i vë në shërbim të vendit tim” – shkruan doktor Aliu.
The post Kardiologu shqiptar nga Kumanova bëhet anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar appeared first on InfoShqip.com.