Kasami bashkë me Rifat Jasharin në natën e zjarreve: Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e Jasharajve

Kreu i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka qenë i pranishëm si mysafir nga Rifat Jashari në ngjarjen e natës së zjarreve në Prekaz duke nënvizuar se sakrifica e familjes Jashari nuk do të harrohet kurrë. Kasami, në praninë e Rifat Jasharit, theksoi rëndësinë e kujtimit të heronjve dhe vlerës së kontributit të tyre në luftën […] The post Kasami bashkë me Rifat Jasharin në natën e zjarreve: Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e Jasharajve appeared first on InfoShqip.com.

Mars 8, 2025 - 01:00
 0  6
Kasami bashkë me Rifat Jasharin në natën e zjarreve: Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e Jasharajve

Kreu i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka qenë i pranishëm si mysafir nga Rifat Jashari në ngjarjen e natës së zjarreve në Prekaz duke nënvizuar se sakrifica e familjes Jashari nuk do të harrohet kurrë.

Kasami, në praninë e Rifat Jasharit, theksoi rëndësinë e kujtimit të heronjve dhe vlerës së kontributit të tyre në luftën për liri.

Ai shprehu respekt dhe mirënjohje për gjithë ata që dhanë jetën për kauzën e popullit shqiptar dhe nënvizoi se ata janë simbol i qëndresës dhe shpresës për të ardhmen.

“Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. Isha tepër i nderuar që krahë Bacit, të jem prezent në shënimin e ndezjes së flakadanëve, të cilët janë simbolika e trimërisë, rezistencës dhe luftës së familjes Jashari, por edhe gjithë shqiptarisë, për të çliruar Kosovën nga agresori serb.

Historia që harrohet, përsëritet. Andaj kurrë nuk do të harrohet historia e Prekazit, Drenicës dhe e gjithë Kosovës.

Jasharajt janë vetë historia!” , ka shkruar Kasami.

The post Kasami bashkë me Rifat Jasharin në natën e zjarreve: Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e Jasharajve appeared first on InfoShqip.com.