Kasami: Dikush dëshiron ta destabilizojë Ballkanin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me djegien e flamurit shqiptar dhe ngjarjeve në Veri të Kosovës. “Aktet e fundit me djegien e flamurit kombëtar, atë shtetëror, si dhe shpërthimin në Veri të Kosovës, tregojnë se edhe më tej dikush dëshiron që Ballkani te mbetet në të kaluarën e […]

Nëntor 30, 2024 - 15:00
 0  7
Kasami: Dikush dëshiron ta destabilizojë Ballkanin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me djegien e flamurit shqiptar dhe ngjarjeve në Veri të Kosovës.

“Aktet e fundit me djegien e flamurit kombëtar, atë shtetëror, si dhe shpërthimin në Veri të Kosovës, tregojnë se edhe më tej dikush dëshiron që Ballkani te mbetet në të kaluarën e mbushur me plotë kaos, tragjedi dhe i shkatërruar!
Dënojmë ashpër të gjitha veprimet e fundit dhe kërkojmë nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Qytetarët të mos bien pre e këtyre skenarëve me prapavije politike edhe ndëretnike!”, ka shkruar Kasami.