Kasami: Shqiptarët s’i hanë përrallat e tua o Ali Ahmeti!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka bërë kundër VLEN-it, gjatë një tubimi në Strugë. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Kasamit. Partia e milionerëve ka dalë krejt prej binarëve. Ata që për 20 vjet u […]

maj 11, 2025 - 03:00
 0  4
Kasami: Shqiptarët s’i hanë përrallat e tua o Ali Ahmeti!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratave që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka bërë kundër VLEN-it, gjatë një tubimi në Strugë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Kasamit.

Partia e milionerëve ka dalë krejt prej binarëve. Ata që për 20 vjet u ulën mbi shpinën e shqiptarëve, që ndanë shtetin si plaçkë dhe u pasuruan si pashallarë, sot bërtasin sikur janë viktima. Kanë humbur kontaktin me realitetin. Jetojnë në botën e tyre, me makina të shtrenjta, me vila e miliona në xhep dhe tani po bëjnë moral për shqiptarët!

Po kush i ha më këto përralla, o Ali?

Thuaju struganëve! Sa mori dhëndri yt nga biznesi me mazut? Sa miliona hynë në xhepat tuaj nga ai pazar? Sa fitove ti, e sa iu ndave të tjerëve që të mbajtën në pushtet?

Mos e luaj rolin e të përvuajturit, se të gjithë e dinë se nuk po të djeg për shqiptarët, por për dhëndrin. Po bën zhurmë që ta shpëtosh dhëndrin nga burgu, kjo është e vërteta!

Sa herë që drejtësia afrohet, nis cirku! Fillojnë fjalimet, dalin deklaratat, madje kërkoni edhe veting. Po 22 vjet ishe në pushtet, o Ali!
Ti dhe partia jote u pasuruat duke i trajtuar shqiptarët si mjet për pasurinë tuaj. Ndaj sot, kur nuk iu ecën më, filloni me shpifje e viktimizime.

Shqiptarët janë zgjuar. Nuk tremben më nga “tërmetet” që i shpik për të mbuluar panikun tënd.

Koha jote ka kaluar. Koha e shqiptarëve ka nisur. Dhe ajo s’kthehet më pas.