Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar se janë në fazë të avancuar të negociatave me disa deputetë, si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga komunitetet tjera që aktualisht janë pjesë e “Frontit Evropian”. Ai ka theksuar se shumica parlamentare që përkrah qeverinë pritet të zgjerohet shumë shpejt. “Në momentin që hapet […]

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar se janë në fazë të avancuar të negociatave me disa deputetë, si nga opozita shqiptare ashtu edhe nga komunitetet tjera që aktualisht janë pjesë e “Frontit Evropian”. Ai ka theksuar se shumica parlamentare që përkrah qeverinë pritet të zgjerohet shumë shpejt.
“Në momentin që hapet dera dhe dikush del, hapet mundësia që të hyjnë më shumë të tjerë, dhe për këtë arsye mund të garantoj se kjo qeveri do ta rrisë mbështetjen në Parlament”, tha Kasami në një intervistë për emisionin “360 shkallë” në MRT 1.