Katër të arrestuar në Prishtinë për drogë dhe armë, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor
Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me katër persona të arrestuar dhe në mesin e tyre edhe një zyrtar policor. Grupi i dyshuar u kap në flagrancë nga policia dhe përveç lëndëve narkotike, u sekuestruan edhe armë ilegale. Kush janë
Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me katër persona të arrestuar dhe në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.
Grupi i dyshuar u kap në flagrancë nga policia dhe përveç lëndëve narkotike, u sekuestruan edhe armë ilegale.
Kush janë personat me të cilët zyrtari policor, Gentian Lecaj, shoqërohej me ta dhe si grup përfunduan në pranga?
Siç shkruan Sinjali tre të dyshuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve që u arrestuan nga policia janë Armat Ratkoceri (21), Albin Hasani(22) dhe Emir Istrefi (24).
Ndaj katër të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.
Polici Gentian Lecaj i arrestuar nga IPK ishte jashtë detyrës zyrtare, por megjithatë detyrimin për raportimin e rasteve të jashtëligjshme si çdo zyrtar tjetër policor, e ka për obligim, pavarësisht kohës apo vendit.
Përfshirja e tij në këtë rast, i kushtoi me masën e suspendimit për tri ditë, ndërsa arma e tij zyrtare dhe ID zyrtare janë sekuestruar.
Personat e lartëpërmedur prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.