Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

Partia Socialiste ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me vendimin e KQZ-së, e cila shtyu  publikimin e rezultateve të votimit elektronik për ditën e nesërme, të hënën. Zëdhënësja e selisë rozë për zgjedhjet, Helena Kaçe e cilësoi këtë vendimin arbitrar, të gabuar dhe zhgënjyes. Ajo i bëri thirrje Partisë Socialiste në Vorë dhe mbështetësve […]

maj 12, 2025 - 01:00
 0  5
Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

Partia Socialiste ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me vendimin e KQZ-së, e cila shtyu  publikimin e rezultateve të votimit elektronik për ditën e nesërme, të hënën.

Zëdhënësja e selisë rozë për zgjedhjet, Helena Kaçe e cilësoi këtë vendimin arbitrar, të gabuar dhe zhgënjyes. Ajo i bëri thirrje Partisë Socialiste në Vorë dhe mbështetësve që të ruajnë qetësinë.

Pjesë nga deklarata e PS:

 Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike.

Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë.

Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste.

Urime, urime, urime!