Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përmbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ndër të tjera, Berisha komentoi exit pollët e para të publikuara pas përfundimit të votimeve. Kryedemokrati u shpreh se ato ngjajnë me memorandumin e Kuçit, teksa përpjekje të tilla janë […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përmbylljes së procesit të votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Ndër të tjera, Berisha komentoi exit pollët e para të publikuara pas përfundimit të votimeve.
Kryedemokrati u shpreh se ato ngjajnë me memorandumin e Kuçit, teksa përpjekje të tilla janë të dështuara nga Rama.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës:
Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm, Baton Stanishiqi, është gënjeshtari i gatshëm që s’bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll lexoi memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht ditët e fundit të tij në pushtet. Të mos përdorë gënjeshtar të gatshëm, papagaj që janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave.