Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të orarit zyrtar të proçesit të votimit. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh optimist lidhur me këto zgjedhjet, duke theksuar se në bazë të të dhënave operative dëshmohet një rritje të elektoratit në qendrën e djathtë. Kryedemokrati denoncoi edhe prenzencë […]

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të orarit zyrtar të proçesit të votimit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh optimist lidhur me këto zgjedhjet, duke theksuar se në bazë të të dhënave operative dëshmohet një rritje të elektoratit në qendrën e djathtë.
Kryedemokrati denoncoi edhe prenzencë të bandave kriminale të Durrësit në qendrat e KZAZ-së.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.
Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD. Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale. Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.