Kelmendi: Thaçi lider përnjëmend, jo si dikush që ia nxin fytyrën Kosovës
Gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postimi ka komentuar figurën e Hashim Thaçit si një lider i vërtetë i një shteti. Kelmendi ka thënë se Thaçi la postin e presidentit për t’iu përgjigjur Gjykatës së padrejtë të Hagës që të mos e dëmtonte Kosovën dhe të që mos publikoheshin tituj nëpër mediat ndërkombëtare se udhëheqësi i


Gazetari Adriatik Kelmendi nëpërmjet një postimi ka komentuar figurën e Hashim Thaçit si një lider i vërtetë i një shteti.
Kelmendi ka thënë se Thaçi la postin e presidentit për t’iu përgjigjur Gjykatës së padrejtë të Hagës që të mos e dëmtonte Kosovën dhe të që mos publikoheshin tituj nëpër mediat ndërkombëtare se udhëheqësi i shtetit nuk respekton drejtësinë.
“Si ta dallosh një lider? Një lider përnjëmend! Hashim Thaçi la postin e Presidentit për t’iu përgjigjur një Gjykate të padrejtë, që mos ta dëmtojë Kosovën, të mos shohim tituj në media ndërkombëtare se një udhëheqës i shtetit të ri nuk i respekton organet e drejtësisë. Nuk e dëmtoi vendin”, ka shkruar Kelmendi.
“Krejt ndryshe prej dikujt tjetër, i cili ia nxin fytyrën Kosovës në mediat ndërkombëtare, si dikush që nuk i respekton gjykatat e shtetit të vet”, ka shkruar gazetari Kelmendi.
Sipas tij, Thaçi ishte lider i lirisë dhe lider i pavarësisë.
“Do të kthehet edhe si lider i mbrojtjes së kauzës së drejtë të një populli për liri para drejtësisë! Lider, përnjëmend”, ka thënë ai.