Kelmendi: Vazhdimisht ushtrohet presion në punën tonë, jemi në thumb të deklaratave

Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se sistemi prokurorial dhe prokurorët janë vazhdimisht në ‘thumb’ të deklaratave ndërhyrëse në drejtësi. Ai tha se vazhdimisht ushtrohet një lloj presioni në punën e tyre të përditshme. “Ndjehem shumë mirë që raporti e ka theksuar këtë çështje. Sistemi prokurorial i Kosovës është vazhdimisht në

maj 28, 2025 - 15:30
 0  9
Kelmendi: Vazhdimisht ushtrohet presion në punën tonë, jemi në thumb të deklaratave
kelmendi:-vazhdimisht-ushtrohet-presion-ne-punen-tone,-jemi-ne-thumb-te-deklaratave

kelmendi:-vazhdimisht-ushtrohet-presion-ne-punen-tone,-jemi-ne-thumb-te-deklaratave

Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se sistemi prokurorial dhe prokurorët janë vazhdimisht në ‘thumb’ të deklaratave ndërhyrëse në drejtësi.

Ai tha se vazhdimisht ushtrohet një lloj presioni në punën e tyre të përditshme.

“Ndjehem shumë mirë që raporti e ka theksuar këtë çështje. Sistemi prokurorial i Kosovës është vazhdimisht në thumb të këtyre deklaratave dhe vazhdimisht ushtrohet një lloj presioni në punën tonë të përditshme. Mirëpo, ju garantoj juve që sistemi prokurorial duhet dhe është dhe ka me qenë gjithmonë i paanshëm në trajtimin e secilit rast. Por, s’na vjen mirë as neve që dimë këtë gjendje dhe as kur shohim raporte me gjetje të tilla”, tha ai.

Kelmendi u shpreh se qytetari i Kosovës e meriton një sistem të drejtësisë që është i pavarur dhe i paanshëm.

“Qytetari i Kosovës e meriton një sistem të drejtësisë të pavarur, të paanshëm. Një trajtim brenda afateve, me korrektësi dhe vendime të qarta gjyqësore që jepin arsyetim për çdo pretendim të palëve”, tha Kelmendi.

Ai tha se raporti “Aplikimi i jurisprudencës së GJEDNJ-së në Kosovë”, do të ndihmojë jo vetëm gjykatat, por edhe sistemin prokurorial që në vendimet e tyre dhe në shkresat e tyre të thirren në praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, të mërkurën organizuan tryezë të rrumbullakët me rastin e publikimit të raportit “Aplikimi i jurisprudencës së GjEDNj-së në Kosovë”.