Kemi shqiptarofobi, jo islamofobi / – Përplasje e fortë mes Hudutit e Bekës

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes panelistëve në studion e emisionit “Adresa”,  teksa po diskutohej për fetë në Kosovë. Basri Beka nga Shoqata Shqiptaria ka thënë se në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqptarofobi. “Si shqiptari ne nuk i përkrahim asnjë religjion dhe nuk e promovojmë asnjë religjion, këtu kemi diskriminim të tjerëve, kemi

dhjetor 28, 2024 - 01:00
 0  7
Kemi shqiptarofobi, jo islamofobi / – Përplasje e fortë mes Hudutit e Bekës
kemi-shqiptarofobi,-jo-islamofobi-/-–-perplasje-e-forte-mes-hudutit-e-bekes

kemi-shqiptarofobi,-jo-islamofobi-/-–-perplasje-e-forte-mes-hudutit-e-bekes

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes panelistëve në studion e emisionit “Adresa”,  teksa po diskutohej për fetë në Kosovë.

Basri Beka nga Shoqata Shqiptaria ka thënë se në Kosovë nuk ka islamofobi, por shqptarofobi.

“Si shqiptari ne nuk i përkrahim asnjë religjion dhe nuk e promovojmë asnjë religjion, këtu kemi diskriminim të tjerëve, kemi vetëm shqiptarofobi, jo islamofobi, nuk mundesh e thanë me diskriminu vetën kur je shumicë”, ka thënë Beka.

Ndërsa, Igballe Huduti ka thënë se myslimanet në Kosovë e ndiejnë vetën shumë shqiptarë.

“Ne myslimanet e ndiejmë vetën shqiptarë shumë, neve shqiptarizmi na ka rujtë edhe kombëtarizim, feja, gjuha”, ka thënë Huduti.

Tutje, Beka ka thënë se shqiptarët nuk identifikohen me besimin e tyre por me gjuhën dhe kulturën.

“Ne histori dihet që Islami është një besim që ka hyrë si pasojë e pushtimit të Perandorisë Osmane, pushtimin e trojeve, dihet që Islam ka hyrë me dhunë, këtë nuk mundemi me e mohu se është fakt historik. Sot është pjesë përbërëse Islami dhe fetë e tjera të natyrës të kombit shqiptar, sepse i vetmi komb që nuk ngrite mbi gjuhën dhe kulturën”, ka thënë Beka. /Gazeta10/