Kërçeli: Qeveria nuk e ka refuzuar asnjëherë gazin amerikan

I ftuar në emisionin “Gazeta”, deputeti Ilir Kërçeli  ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar asnjëherë mundësinë e furnizimit me gaz amerikan, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës për këtë çështje. Ai tha se nuk e di mbi ç...

gusht 4, 2026 - 19:30
Kërçeli: Qeveria nuk e ka refuzuar asnjëherë gazin amerikan
kerceli:-qeveria-nuk-e-ka-refuzuar-asnjehere-gazin-amerikan

kerceli:-qeveria-nuk-e-ka-refuzuar-asnjehere-gazin-amerikan

I ftuar në emisionin “Gazeta”, deputeti Ilir Kërçeli  ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar asnjëherë mundësinë e furnizimit me gaz amerikan, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës për këtë çështje.

Ai tha se nuk e di mbi çfarë bazohen akuzat e opozitës, duke theksuar se ekzekutivi ka qenë vazhdimisht në komunikim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shqyrtuar opsionet më të mira për vendin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka thënë se nuk e pranojmë gazin amerikan. Nuk e di ku e merr opozita këtë referencë. Qeveria vazhdimisht është në biseda me Ambasadën Amerikane për të diskutuar se cila është mundësia më e mirë që vendi ynë të funksionojë me gaz”, tha Kërçeli.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.