Kërkohet paraburgim për burrin e Edona Llalloshit për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj Gazmond Haxhifejzullahit, bashkëshortit të Edona Llalloshit, kandidates për deputete të LVV-së, është ngritur aktakuzë për dhunë në familje. Për Gazeta10 prokuroria në fjalë ka thënë se për të njëjtin është kërkuar që të caktohet edhe masa e paraburgimit. “Lidhur me çështjen për të cilën keni


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ndaj Gazmond Haxhifejzullahit, bashkëshortit të Edona Llalloshit, kandidates për deputete të LVV-së, është ngritur aktakuzë për dhunë në familje.
Për Gazeta10 prokuroria në fjalë ka thënë se për të njëjtin është kërkuar që të caktohet edhe masa e paraburgimit.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit, kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen!”, ka thënë prokuroria./Gazeta10