Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që përvetësoi rreth gjysmë milioni euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.R., i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar një pers...

gusht 5, 2026 - 21:00
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që përvetësoi rreth gjysmë milioni euro
kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-pervetesoi-rreth-gjysme-milioni-euro

kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-pervetesoi-rreth-gjysme-milioni-euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi me inicialet E.R., i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar një personi dëm material prej rreth 500 mijë euro, përcjell KosovaPress.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të mashtrimit nga neni 323, paragrafi 4, si dhe veprën penale të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike nga neni 284, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, nënparagrafët 1.3, 1.4 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria bën të ditur se i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë rreth 500 mijë euro.

Sipas organit të akuzës, kërkesa për paraburgim është paraqitur pasi janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në procedurë penale, zhvillimit të papenguar të hetimeve dhe parandalimit të rrethanave që mund të pengojnë procedurën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të personave që bien ndesh me ligjin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.