Këshilli Gjyqësor i RMV-së ankohet për presione nga politika
Iniciativat e Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe shkarkimin e Prokurorit Publik Shtetëror, Lupço Kocevski, sipas tij, paraqesin ndërhyrje dhe partizim, pasi që devijojnë nga agjenda e reformave që Qeveria e nënshkroi në Bruksel. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që të votojnë të gjitha ligjet […]
![Këshilli Gjyqësor i RMV-së ankohet për presione nga politika](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/MicrosoftTeams-image-5.png?fit=1024%2C768&quality=80&ssl=1)
![Foto nga seanca e Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen e kryetarit, 04.05.2023. Foto: Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/MicrosoftTeams-image-5.png)
Iniciativat e Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe shkarkimin e Prokurorit Publik Shtetëror, Lupço Kocevski, sipas tij, paraqesin ndërhyrje dhe partizim, pasi që devijojnë nga agjenda e reformave që Qeveria e nënshkroi në Bruksel. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që të votojnë të gjitha ligjet që janë pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për reformë reale të sistemit të drejtësisë, transmeton Portalb.mk.
“Njoftimet e Qeverisë për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorit Publik besoj se absolutisht nuk janë reformë, por presion dhe tentativë për partizimin e sistemit gjyqësor. Ekziston një strategji e qartë, e vendosur në Planin e Rritjes, të cilin qeveria e LSDM-së e përgatiti, dhe kjo qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri e nënshkruan në Bruksel, e cila përcakton qartë afatin kohor për zbatimin e ndryshimeve të ndryshme të ligjeve për reformimin e vërtetë të Këshillit Gjyqësor dhe të gjithë sistemit gjyqësor në vendin tonë. Qeveria tashmë është duke u konsultuar për Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor dhe në këtë mënyrë thjesht po ndërhyn në vetë sistemin duke ndryshuar anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët në këtë skenar do të shkarkoheshin dhe do të zgjidheshin të rinj sipas ligjit të vjetër”, tha Filipçe.
Ndërkohë, grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë është duke përgatitur intensivisht ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor në përputhje me rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së, të cilat duhet të parashikojnë kritere shumë më të rrepta.
Sipas planit të reformave të nevojshme për antëarësim në BE, ndryshimet duhet të miratohen deri në qershor. Drejtuesja e Gjykatës Supreme, Mirjana Lazarova-Trajkovska, e cila drejton këtë grup, tha për Kanal 5 se janë duke u përpjekur që versionin e parë të punës ta përfundojnë deri në fund të marsit, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të ketë kohë të mjaftueshme për ta dërguar këtë tekst në Komisionin e Venedikut për mendim.
“Ne po përpiqemi që në fund të marsit të përfundojmë versionin e parë të punës, në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të ketë kohë të mjaftueshme për ta dërguar këtë tekst në Komisionin e Venecias për mendim. Qëllimi ynë është të ofrojmë ndryshime që fokusohen në modelet bashkëkohore evropiane të organeve gjyqësore vetërregulluese, pa neglizhuar Kornizën Kushtetuese, vendimet e mëparshme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të gjitha kritikat konstruktive dhe përvojat e mëparshme me këtë këshill. Grupi punues udhëhiqet nga rekomandimet e Misionit vlerësues, të cilat janë të përcaktuara si qëllime afatshkurtra dhe afatmesme, pasi rekomandimet e mbetura, të cilat janë të karakterit afatgjatë, do të kërkojnë ndryshime kushtetuese, tha gjyqtarja Lazarova-Trajkovska.
Këshilli Gjyqësor, nga ana tjetër, sot reagoi ndaj deklaratave të bartësve të posteve më të larta qeveritare dhe shpreh shqetësim sepse të njëjtat reflektojnë integritetin e anëtarëve të këshillit dhe gjyqtarëve dhe ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin dhe besimin e qytetarëve në punën e Këshillit Gjyqësor dhe të gjyqësorit.
“Anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo formë presioni dhe ndikimi, në mënyrë që të vendosin në mënyrë të pavarur dhe autonome, dhe në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor u bën thirrje të gjithë bartësve të funksioneve publike të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën, me qëllim sundimin e ligjit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në sistem”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.
Më 11 shkurt, nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori.
LEXO: Prokurori Kocevski ka kundërshtuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij
Kurse më 7 shkurt deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, së bashku me deputetët e shumicës parlamentare të ZNAM-it dhe VLEN-it, dorëzuan në Kuvend interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen nga Kuvendi.
Kujtojmë se, që nga formimi i Qeverisë, kryeministri i vendit ka qenë decid se ky Këshill Gjyqësor i këtillë siç është nuk ka legjitimitet te qytetarët. Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE në pushtet, e ka paralajmëruar që para zgjedhjeve, ndërsa me retorikë identike ka vazhduar edhe pas formimit të Qeverisë
- LEXO: Mickoski: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet te qytetarët, potenciali kadrovik i cili duhet ta freskojë KGj-së duhet të jetë me qëllim impozant para vetes
- LEXO: Partizimi i gjyqësorit në RMV, juristët: E papranueshme, politikanët nuk dinë ndarjen e pushteteve
- LEXO: RMV, nuk ka hapa konkrete për përmirësimin e situatës së përzierjes së politikës në gjyqësor