Kompanitë ndërtimore nga Maqedonia e Veriut për 55 përqind e kanë rritur punën e tyre në vendet e huaja

Në vitin 2024 u regjistrua rritje e punëve ndërtimore në nga kompanitë e Maqedonisë së Veeiut në vendet e huaja, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Gjatë periudhës janar – dhjetor 2024 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 357 595 mijë denarë, që është për 55.4 % më shumë krahasuar […]

shkurt 13, 2025 - 21:00
 0  9
Kompanitë ndërtimore nga Maqedonia e Veriut për 55 përqind e kanë rritur punën e tyre në vendet e huaja
Ndërtimtari, Zvicër. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në vitin 2024 u regjistrua rritje e punëve ndërtimore në nga kompanitë e Maqedonisë së Veeiut në vendet e huaja, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës janar – dhjetor 2024 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 357 595 mijë denarë, që është për 55.4 % më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë jashtë vendit janë kryer punë në vlerë prej 192 milionë denarë, apo 6.8 përqind më shumë se viti paraprak.

Te punët e kontraktuara, dominojnë kontrata në Gjermani me 157 milionë denarë, edhe pse ka shënuar ulje për 16 % në krahasim me vitin paraprak. Kontrata janë nënshkruara edhe për punë në Shqipëri (150 milionë), Malin e Zi (16 milionë), Danimarkë (13 milionë), Bullgari (11 milionë), Çeki (7 milionë), Bosnje e Hercegovinë (0.7 milionë) dhe Serbi (0.2 milionë).