Këshilli Gjyqësor nuk ka konstatuar shkelje nga gjykatësja Aleksoska- Stojanoska, e cila i shqiptoi masë edukative Vasil Jovanovit

Këshilli Gjyqësor nuk ka konstatuar shkelje të ligjit nga gjykatësja e Gjykatës Penale, Daniella Aleksoska-Stojanoska, e cila i ka shqiptuar masë edukative Vasill Jovanovit, i cili goditi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova, në një proces gjyqësor të mëparshëm ku po gjykohej për drogë. Këshilli Gjyqësor ka vendosur që vetëm raporti lidhur me këtë rast t’i […]

shkurt 26, 2025 - 19:00
 0  4
Këshilli Gjyqësor nuk ka konstatuar shkelje nga gjykatësja Aleksoska- Stojanoska, e cila i shqiptoi masë edukative Vasil Jovanovit
Ndërtesa e Këshillit gjyqësor, RMV

Këshilli Gjyqësor nuk ka konstatuar shkelje të ligjit nga gjykatësja e Gjykatës Penale, Daniella Aleksoska-Stojanoska, e cila i ka shqiptuar masë edukative Vasill Jovanovit, i cili goditi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova, në një proces gjyqësor të mëparshëm ku po gjykohej për drogë. Këshilli Gjyqësor ka vendosur që vetëm raporti lidhur me këtë rast t’i dërgohet Prokurorisë dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, për shkak të vërejtjeve mbi fjalën përfundimtare të prokurorit që ndoqi Jovanovin në këtë çështje. Sipas anëtarëve të Këshillit, masa edukative e shqiptuar nga gjykatësja është në përputhje me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk ka shkelur ligjin, transmeton Portalb.mk.

“Pretendimet për njëanshmëri në vendimmarrjen e gjykatëses lidhur me ekzistimin e arsyeve për përjashtim nga neni 33 i Ligjit për procedurë penale, ky grup i punës beson se rrethanat e shqyrtuara nuk janë të natyrës së tillë që të ngrenë dyshime për njëanshmërinë e saj”, tha Danka Ristova, anëtare e Këshillit gjyqësor.

Pas bujës në opinion për vdekjen e Kullakovës, Gjykata penale reagoi duke thënë se gjyqtarja Daniela Aleksovska-Stojanovska me rastin e vendosjes së sanksionit ndaj Jovanovit ka vepruar ekskluzivisht në përputhje me dispozitat ligjore, bindjen e lirë gjyqësore dhe praktikën e përcaktuar gjyqësore, si dhe me pretendimet e prokurorit publik.

Prandaj ata hodhën poshtë si të pasaktë spekulimet se i pandehuri ka qenë më parë i dënuar dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedura të tjera penale.

Periudhën e kaluar u mbajtën disa protesta në Shkup, ku studentët dhe qytetarët kërkuan përgjigje për rrethanat që e çuan vajzën e re të humbiste jetën në një mënyrë të tillë.

Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që  paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, Vasil Jovanovi ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.