Antikorrupsioni në RMV gjobiti me nga 300 euro ministra, deputetë dhe drejtorë aktual dhe të dikurshëm

Borisllav Krmov, Artan Grubi, Fatmir Mexhiti, Arbër Ademi, Ilir Demiri, janë vetëm disa nga ish-deputetët, ministrat dhe drejtorët që u gjobitën me nga 300 euro nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), njoftuan sot nga ky Komision. Ata publikuan një listë me mbi 80 ish-zyrtarë dhe aktualë që shkelën ligjin, transmeton Portalb.mk. “Në përputhje […]

shkurt 26, 2025 - 19:00
 0  5
Antikorrupsioni në RMV gjobiti me nga 300 euro ministra, deputetë dhe drejtorë aktual dhe të dikurshëm
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK)/Antikorrupsioni. Foto: Meta.mk

Borisllav Krmov, Artan Grubi, Fatmir Mexhiti, Arbër Ademi, Ilir Demiri, janë vetëm disa nga ish-deputetët, ministrat dhe drejtorët që u gjobitën me nga 300 euro nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), njoftuan sot nga ky Komision. Ata publikuan një listë me mbi 80 ish-zyrtarë dhe aktualë që shkelën ligjin, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me nenin 98 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, është e detyruar të publikojë publikisht informacionin për kontrollet e kryera, procedurat e kryera dhe gjobat e shqiptuara për kundërvajtjet e kryera. Deri më tani, që nga miratimi i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, KSHPK-ja nuk e ka publikuar këtë informacion publikisht dhe Komisioni njofton se kjo do të jetë praktikë e rregullt në të ardhmen. Informacioni i publikuar do të jetë i disponueshëm për një periudhë dy vjeçare pas publikimit të tij dhe përmban kryesin e veprës, kundërvajtjen, përshkrimin e veprimit që përbën kundërvajtje dhe shumën e gjobës së shqiptuar”, njoftuan nga KSHPK.

Siç thuhet në njoftim, me publikimin e këtij informacioni, KSHPK-ja synon të informojë publikun për të inkurajuar qytetarët dhe institucionet që të respektojnë normat ligjore.

“Presim që me përmbushjen e këtij obligimi ligjor të rritet besimi në proceset e mbikëqyrjes dhe kontrollit, por edhe të forcohen përpjekjet për parandalimin efektiv të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. KSHPK vlerëson se kjo masë është jashtëzakonisht domethënëse për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së çdo institucioni në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

Kjo lidhje përmban emrat e të gjithë zyrtarëve që do të duhet të paguajnë gjoba.

Kujtojmë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) pas reagimeve të shumta në opinion në janar hapi lëndë për udhëtimet e zyrtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump.