Kevini e konfirmon se Ana ka pasur një abort para dy muajsh

Ana Ejupi u diskutua për një shtatzëni të mundshme e më pas edhe për një abort. Kjo gjë nuk ishte konfirmuar nga ana e saj, ndonëse pati aludime të shumta në media e rrjete sociale. Së fundmi ka qenë partneri i saj, Kevin Edmond, që e ka konfirmuar një gjë të tillë. Por këngëtari dhe […]

Prill 12, 2026 - 23:30
Kevini e konfirmon se Ana ka pasur një abort para dy muajsh

Ana Ejupi u diskutua për një shtatzëni të mundshme e më pas edhe për një abort.

Kjo gjë nuk ishte konfirmuar nga ana e saj, ndonëse pati aludime të shumta në media e rrjete sociale.

Së fundmi ka qenë partneri i saj, Kevin Edmond, që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Por këngëtari dhe ish-banori i Big Brother nuk preferon të flasë rreth kësaj pjese, pasi siç thotë nuk i takon atij.

“Ana ka pasur një shtatzëni dhe e ka humbur para dy tre muaji. Ka qenë i vërtetë”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Nuk është diçka që më përket mua prandaj nuk kam folur. Por ka qenë i vërtetë dhe vetëm e kemi vazhduar jetën”.

Ana dhe Kevini u njohën në Big Brother dhe lidhja e tyre po vazhdon të jetë e fortë akoma.