KFOR-i pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

KFOR-i është deklaruar  rreth dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të vendit. Në një përgjigje për Klankosova.tv, KFOR-i tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin. Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë shtoi se Policia

Nëntor 3, 2025 - 22:30
 0
KFOR-i pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë
KFOR-i pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

KFOR-i pas rrëmbimit të serbit: Situata është e qetë

KFOR-i është deklaruar  rreth dyshimit se një serb i Kosovës është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të vendit.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, KFOR-i tha se situata në kufi është e qetë, derisa bëri të ditur se është në dijeni mbi rastin.

Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë shtoi se Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kontakt të ngushtë me KFOR-in.

“Policia e Kosovës (PK) ka nisur një hetim dhe mbetet në kontakt të ngushtë për këtë qëllim me disa subjekte, përfshirë KFOR-in. PK-ja ka koordinuar aktivitetin e saj përkatës në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative me KFOR-in”, thuhet në përgjigjen e tyre.