KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur vlerësimet pozitive të Raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar se ato pasqyrojnë progresin e arritur në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit. Në komunikatën e tij, KGJK tha se raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes për rritjen e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e reformave

Nëntor 5, 2025 - 18:30
 0
KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor
KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor

KGJK mirëpret vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian për sistemin gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mirëpritur vlerësimet pozitive të Raportit të Komisionit Evropian, duke theksuar se ato pasqyrojnë progresin e arritur në forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit.

Në komunikatën e tij, KGJK tha se raporti njeh përkushtimin e udhëheqjes për rritjen e transparencës, përmirësimin e performancës gjyqësore dhe zbatimin e reformave për efikasitet më të madh, përfshirë strategjitë për komunikim institucional dhe trajtimin e rasteve të korrupsionit e krimit të organizuar.

Këshilli theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të Sistemit të Informimit për Menaxhimin e Lëndëve (CMIS) dhe forcimit të kodit etik, duke nënvizuar se pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit mbeten parime themelore në funksionimin e sistemit të drejtësisë.