Kim Mehmeti: “Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona”

Publicisti Kim Mehmeti ngre alarmin për gjendjen e përfaqësimit dhe potencialit intelektual të shqiptarëve në vend, duke theksuar se të rinjtë e aftë po mbeten në hije për shkak të The post Kim Mehmeti: “Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 27, 2026 - 21:30
Kim Mehmeti: “Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona”

Publicisti Kim Mehmeti ngre alarmin për gjendjen e përfaqësimit dhe potencialit intelektual të shqiptarëve në vend, duke theksuar se të rinjtë e aftë po mbeten në hije për shkak të politikës së dobët.

Sipas tij, “shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë të rinj të aftë dhe të vlefshëm, por atyre u është pushtuar hapësira nga politikanët injorantë që janë të përdorshëm vetëm për palën maqedonase”.

Ai përmend edhe emra konkretë, duke theksuar se “një ndër ta është edhe Mevlan Ademi, i njohur si iniciator i shumë lëvizjeve studentore”, përfshirë angazhimin për provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në këtë kontekst, Mehmeti veçon rolin e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani, për të cilin thotë se ka sjellë një qasje të re.

“Për fatin e tij, si dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, sot për herë të parë, mëmëdheu ka në Shkup një ambasador që e ka kuptuar se ne mund të jetojmë edhe në më shumë ‘shtëpi’ të ndara, por së bashku duhet ta mirëmbajmë kopshtin e vlerave mbarëshqiptare”, shkruan Mehmeti.

Ai shton se pikërisht kjo qasje e ka bërë Mejdanin të jetë i afërt me të rinjtë: “Ai gjithmonë ua shtrin dorën të rinjve të këtushëm, prandaj edhe emrin e tij e dinë pothuajse të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për dallim nga shumë ambasadorë të mëparshëm, për të cilët askush nuk e mori vesh se kush ishin, pse erdhën dhe pse shkuan.” Gazeta Flaka

The post Kim Mehmeti: “Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .